Ish-deputetja demokrate, Jorida Tabaku, e cilëson të pamjaftueshëm planin financiar me të cilin qeveria synon të mbështesë bizneset dhe qytetarët në situatën e vështirë të krijuar nga pandemia e koronavirusit.
Në intervistën për emisionin “Në Fokus” nga gazetari Nertil Agalliu, Tabaku tha se një masë e tillë mbështetëse duhej të ishte paraprirë nga të tjera, pasi biznesi, sidomos ai i vogël, është përballur në vështirësi edhe para se të fillonin efektet e pandemisë.
“Duhej të ishte masa e dhjetë e marrë. Nuk është kjo ajo që bizneset shqiptare kërkojnë sot. Bizneset kanë mungesë likujditeti. Shtatë vitet e kaluara kanë pasur taksa të larta, korrupsioni është i lartë, janë mbyllur masivisht, kanë pasur rënie konsumi. Bizneset jetojnë sot me paratë e fituara sot. Nëse qëndrojnë të mbyllura, nuk do të kenë likuiditete. Nëse marrin kredi, e kanë të pamundur për ta shlyer. Edhe sektori bankar do të ketë vështirësi të jashtëzakonshme të japë kredi për paga, sepse do të përballen me një risk të lartë të jashtëzakonshëm”, tha ajo.
Më poshtë, intevista e plotë



