Niveli i shkatërrimit që kemi parë ditët e fundit është vërtet tronditës.

Kështu tha zëdhënësi i Kombeve të Bashkuara gjatë takimit të përditshëm me mediat.
Muhannad Hadi, koordinatori humanitar për territoret e pushtuara palestineze, paraqiti një pamje dramatike të situatës pas vizitës në Rripin e Gazës.
Qyteti palestinez i Khan Younis është kthyer në rrënojë.
I dërguari i OKB-së takoi grupe grash palestineze, të cilat i treguan se si situata është përkeqësuar më tej.
Shumë grave i është dashur të presin flokët për shkak të morrave, ka vështirësi në aksesin e produkteve të nevojshme higjienike si shampo dhe ka mungesë të privatësisë"
Të tjerë folën për situatën e fëmijëve, të detyruar të flenë pa ngrënë e pa pirë.



