Prokuroria kërkesë Gjykatës: Arrest me burg gjyqtarit Miri

Prokuroria kërkesë Gjykatës: Arrest me burg gjyqtarit Miri

Prokuroria ka depozituar në Gjykatën e Krimeve të Rënda, kërkesën për arrest me burg ndaj gjyqtarit të Apelit, Shkëlqim Miri. 

Seanca për masën e sigurisë pritet të zhvillohet paraditen e të dielës. Gjyqtari Miri akuzohet për veprën penale të korrupsionit aktiv. Nga një kontroll i policisë me urdhër të Prokurorisë mbrëmjen e kaluar, gjyqtarit iu gjetën në banesë 34 milionë lekë të reja.

Gjyqtari ishte në hetim prej një kohe të gjatë pasi dyshohej se kishte marrë ryshfet 20 mijë euro për ndryshimin e akuzës nga vrasje në plagosje të rëndë ndaj të akuzuarit për dy vrasje në Burrel në vitin 1997, Gentjan Doda. Ky i fundit u ekstradua nga SHBA në vitin 2012. Vetë Miri ka thënë se paratë një pjesë ishin të tij, ndërsa pjesa tjetër i takonte një miku të tij. Do jetë KLD më pas nëse gjyqtari do të pezullohet apo jo nga detyra. /shqiptarja.com

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy