Foto /Alpinistja Kosovare, Uta Ibrahimi, në majën e malit “Everest”

Foto /Alpinistja Kosovare, Uta Ibrahimi, në majën e malit “Everest”

 

Në orët e para të mëngjesit të djeshëm, Uta Ibrahimi ka vendosur flamurin shqiptar dhe të Kosovës në majën më të lartë të botës, në Everest.

Mbërritjen e  saj në Everest e ka bërë publike kryetari i shoqatës së alpinistëve “Dajti Alpino Turistike”, Xhimi Begeja.

Në një postim në llogarinë e tij në “Facebook”, Begeja shkruan se Uta Ibrahimi rreth orës 05:05 të mëngjesit ka mposhtur majën e Everestit.

“Miq e dashamirës, alpiniste e bjeshkatare të mbare Trevave Shqiptare,  dje ne te gdhire te dt 22 maj 2017 ora 05:05, ajo (Uta Ibrahimi) e mposhti Everestin, ku sot ai mori jetën e 4 alpinisteve nga bota. Ajo nuk u tërhoq nga moti I keq ,por e gjunjëzoi malin vrasës me mësymjen e dyte. Ajo për 15 min e ka Boten nen këmbët e saj”, shkroi Begeja.

Everest është maja më e lartë në vargmalet e Himalajës dhe pika më e lartë mbidetare në botë. Ajo është e lartë 8.848 metra.

Nazmi Hasanramaj e Arineta Mula janë dy alpinistët e tjerë të cilët synojnë të arrijnë majën më të lartë të Everestit.

Në mars të këtij viti, BIRN publikoi intervistën e Uta Ibrahimit e cila ishte përgatitur për rreth 2 muaj në lidhje me ngjitjen e saj në malin Everest.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy