
Nëntë aksidente rrugore janë regjistruar gjatë kësaj jave në rrugët e qarkut Lezhë, më pasojë vdekjen e dy personave dhe plagosjen e 13 të tjerëve. Sipas ekspertit rrugor, Rrok Lelcaj, shkak për aksidentet e shumta janë rrugët pa standarde por edhe mosrespektimi i rregullave nga drejtuesit e mjeteve.



