Tentativë për vrasje të dyfishtë, kapet në një lokal në Tiranë polaku me rrezikshmëri të lartë

Tentativë për vrasje të dyfishtë, kapet në një lokal në Tiranë polaku me rrezikshmëri të lartë

I akuzuar për tentativë për vrasje të dyfishtë, i dënuar me burgim për një sërë veprash të tjera penale, kapet në Tiranë dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, një 28-vjeçar nga Polonia.

Si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve ndërmjet FAST Albanias, FAST Polonisë, Interpol Tiranës dhe Interpol Varshavës, se në Tiranë fshihej një shtetas i rrezikshëm për komunitetit, me precedent të theksuar kriminal në shtetin polak, shërbimet e FAST Albanias, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë së Tiranës, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “North”.

Në kuadër të këtij operacioni, u lokalizua në një subjekt shërbimi (bar), në Tiranë, u kap dhe u arrestua provizorisht, për t’u ekstraduar në Poloni, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar Dominik Orlowski, 28 vjeç, i lindur në Poloni.

Prokurori i Rrethit Gdansk, Poloni, i ka caktuar 28-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për tentativë vrasjeje, sipas parashikimeve të Kodit Penal të Polonisë. Më datë 10.03.2023, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka qëlluar disa herë, me armë zjarri, në drejtim të automjetit me të cilin po lëviznin 2 shtetas, për t’i vrarë ata. Si pasojë, njëri prej shtetasve është plagosur rëndë.

Gjykata e Rrethit Gdansk, Poloni e ka dënuar shtetasin Dominik Orlowski me 7 vjet burgim, për trafikim të lëndëve narkotike, sulm dhe shkatërrim prone, sipas parashikimeve të Kodit Penal të Polonisë. Nga ky dënim, 28-vjeçarit i duhet të kryejë më shumë se 5 vjet burgim.

Interpol Tirana vijon të bashkëpunojë me Interpol Varshavën, për ta ekstraduar 28-vjeçarin, drejt Polonisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy