Iran/ Ish-presidenti Ahmadinejad arrestohet për nxitjen e protestave (VIDEO)

Iran/ Ish-presidenti Ahmadinejad arrestohet për nxitjen e protestave (VIDEO)

Parlamenti iranian mblidhet sot për të diskutuar rreth protestave që kanë shpërthyer ditët e fundit në shumë qytete të Iranit. Ndërkohë, Gardianët e Revolucionit, një grupim pranë liderit suprem ajatollah Ali Kamenei  kanë bërë të ditur se i kanë dhënë fund valës së kontestimeve.

Por një nga çështjet për të cilat janë ngritur pikëpyetje është fati i ish-presidentit Mahmud Ahmadinejad, i cili sipas shtypit vendas është çuar në arrest shtëpie me akuzën e nxitjes së revoltave.

Mbi faktin se mund të ketë qenë pikërisht ai pas manifestimeve të para që nisën në 28 dhjetor në qytetin Mashhad kanë qarkulluar zëra që në krye të herës. Por për këtë nuk ishin gjetur prova dhe për Ahmadinejad e vetmja gjë që dihej ishte se kishte ndërmend të rikandidonte për presidencën e republikës islamike në vitin 2020.

Madje, kishte zëra se ish-presidenti kishte besim te mbështetja e liderit suprem Khamenei, i cili i ka qëndruar në krah në vitin 2009, kur rizgjedhja e tij u pasua me protesta masive nga reformistët dhe pati një shtypje të përgjakshme.

Por mesa duket, ai nuk gëzon më mbështetjen e Khameneit, pasi mediat vendase raportojnë për arrestimin e tij në qytetin Shiraz.

Duket se këtë ndarje e ka sjellë një deklaratë e Ahmadinejadit gjatë një vizite në Bushehr. “Disa liderë jetojnë të ndarë nga problemet dhe hallet e njerëzve dhe nuk dinë asgjë për realitetin shoqëror”, ka thënë Ahmadinejad.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy