Kryeministri rumun në largim Ludovic Orban ka dhënë dorëheqjen ditën e sotme, pas dështimit të partisë së tij Liberale në zgjedhjet e djeshme legjislative.
"Nuk e mbaj më këtë post", mësohet se ka thënë Orban.
Pavarësisht parashikimeve të sondazheve, me numërimin gati të përfunduar, PNL fitoi më pak se 25%, krahasuar me mbi 29% të arritur nga Partia Social Demokratike (PSD).
Sidoqoftë, e djathta e qendrës ka shansin më të madh për të formuar një qeveri, pasi mund të llogaritet në një spektër më të madh aleancash.



