Mbetjet/ Gjykata e Drejtësisë në BE: Italia s’përmbushi detyrimet (VIDEO)

Mbetjet/ Gjykata e Drejtësisë në BE: Italia s’përmbushi detyrimet (VIDEO)

Në vitin 2012, Gjykata e Drejtësisë e Bashkimit Europian paralajmëroi për herë të parë Italinë, si një shtet anëtar në Bllokun europian për probleme të theksuara në lidhje me mbetjet. Në letrën zyrtare, Italia vihej para pëgjëgjësisë për 103 landfille, për të cilat sipas Gjykatës së Drejtësisë funksionin në kundërshtim me nenin 14 të direktivës 1999/3 për menaxhimin e mbetjeve. Një direktivë që synon të parandalojë ose të zvogëlojë sa më shumë të jetë e mundur efektet negative në mjedis ose shëndetin e njeriut nga mbetjet duke kërkuar masa strikte teknike.

16 korriku i viti 2009 ishte afati përcaktues i direktivës, i cili duket se nga Italia është shkelur vazhdimisht. Kjo bëri që komisioni ta shtynte deri më 19 tetor të 2015-s, ndërsa theksonte se marrja e masave ishte një detyrim i një shteti anëtar të Bashkimit Europian, çka do të thotë se Italia duhet të merrte masa deri në mbylljen e ladfilleve, gjë që nuk ndodhi, derisa Gjykata e Drejtësisë në 2017 identifikoi 44 lokacione, gjendja e të cilave sipas shkresës zyrtare aktuale nuk ka ndryshuar.

Kjo ka bërë që gjykata t’i rikujtojë Italisë se ka dështuar jo vetëm në përmbushjen e detyrimeve të brendshme, por edhe në kuadër të një ligji në nivel europian. Jo pak herë, shteti fqinj ka patur probleme në lidhje me menaxhimin e mbetjeve, sikurse ka ndodhur ndër vite kryesisht në Napoli. Sipas të dhënave statistikore, çdo italian prodhoi mesatarisht 560 kg mbeturina në vit, nga të cilat 11% ricikliohen, ndërsa 44% dërgohen në landfill.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy