Riatdhesimet/ Mbërrijnë 109 shqiptarë nga Madridi, karantinohen në Durrës

Riatdhesimet/ Mbërrijnë 109 shqiptarë nga Madridi, karantinohen në Durrës

Mbërrin një tjetër grup shqiptarësh të mbetur jashtë shtetit për shkak të mbylljes së kufijve nga pandemia e koronavirusit.

 Avioni i "Air Albania", me 109 shqiptarët e mbetur jashtë kufijve nga COVID-i ka ardhur nga Madridi. Në orën 17:15, shqiptarët kanë zbritur në aeroportin e Rinasit dhe më pas janë drejtuar për në hotelet karantinë në Durrës ku do të qëndrojnë për 14 ditë përpara se të bashkohen me familjen.

Ndërkohë që Ministria e Infrastrukturës ka publikuar edhe datat e reja për riatdhesimet në ditët në vijim.

Nesër do të ketë dy fluturime nga Milano dhe Stambolli, në 30 prill sërish nga Italia, Milano dhe Romë, më 1 maj nga Frankfurti dhe më 2 maj nga Londra.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy