Kushtetuesja rrëzoi kërkesën për ndërtimet pa leje/ Bardhi: Nuk i rezistuan dot presionit të Ramës

Kushtetuesja rrëzoi kërkesën për ndërtimet pa leje/ Bardhi: Nuk i rezistuan dot presionit të Ramës

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila rrëzuar kërkesën për shfuqizimin e VKM-së për ndërtimet pa leje, ka reaguar sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi. Me anë të një postimi në rrjete sociale, Bardhi shkruan se GJK-ja nuk i rezistoi dot presionit dhe shantazhit të kryeministrit Edi Rama. Po ashtu ai ka theksuar se kjo VKM është thelbi i qeverisjes së Ramës, ku parashikon burg për qytetarët e thjesht dhe amnisti për oligarkët. Postimi i Bardhit: Asnjë surprizë! Vendimin e sotëm të Gjykatës Kushtetuese e ka shpallur Edi Rama më 15.12.2022, ku kërkoi nga GJK të mos lajthisë dhe e sfidoi hapur duke paralajmëruar moszbatimin e çdo vendimi të ndryshëm. Për fat të keq Gjykata Kushtetuese nuk i rezistoi dot presionit dhe shantazhit të Kryeministrit dhe oligarkëve të tij! VKM-ja që legalizon ndërtimet pa leje të oligarkëve është thelbi i qeverisjes së Edi Ramës: Burg për qytetarët e thjeshtë, amnisti dhe legalizim për oligarkët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy