Spitalet e Londrës tashmë janë duke luftuar me një "shpërthim" të vërtetë të shtrimeve në spital lidhur me koronavirusin. Kurse në ditët e ardhshme pritet ardhja e një "cunami" me rastet e rënda. Alarmin e dha Chris Hopson, numri një i shoqatës përfaqësuese për menaxherët e sistemit shëndetësor britanik, NHS, sipas BBC.
"Ka një shpërthim kërkesash për shtrim të pacientëve në gjendje të rëndë", tha Hopson dhe parashikimet janë për një rritje "valë-valës, një cunami të vërtetë”, u shpreh ai.



