Masa e sigurisë ndaj Sali Berishës, zbardhet vendimi i Gjykatës Kushtetuese

Masa e sigurisë ndaj Sali Berishës, zbardhet vendimi i Gjykatës Kushtetuese

Është zbardhur vendimi i Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë lidhur me kërkesën e paraqitur nga Sali Berisha për shpalljen si antikushtetuese të vendimeve që kishin lënë në fuqi zgjatjen e masës së sigurisë “arrest në shtëpi” ndaj tij. 

 

Në dispozitivin e vendimit, Gjykata shprehet se vendos: “Pranimin e pjesshëm të kërkesës.” “Deklarimin si antikushtetuese të vendimeve nr. 400, datë 30.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 172 (87-2024-248), datë 13.09.2024 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 00-2024-2076, datë 17.12.2024 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, sipas arsyetimit të mësipërm të këtij vendimi, vetëm për pjesën që disponon për kërkuesin Sali Berisha.”

 

Sipas arsyetimit të bërë publik, Gjykata arrin në përfundimin se shkaqet e dhëna nga gjykatat e posaçme dhe nga Gjykata e Lartë nuk kanë qenë të mjaftueshme në drejtim të qëllimit dhe nevojës, që të justifikonin vazhdimin, zgjatjen e masës së sigurimit personal ndaj kërkuesit “Arresti në shtëpi”, ndaj pretendimi i tij për cenimin e lirisë personale, sipas arsyetimit të mësipërm, është i bazuar. Gjithsesi, duke qenë se masa e sigurimit “Arresti në shtëpi” nuk është më në fuqi, pasi GJKKO-ja e Apelit në datën 03.01.2025 ka vendosur zëvendësimin e saj me masën e sigurimit “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, Gjykata çmon të mos i shfuqizojë vendimet objekt të këtij shqyrtimi kushtetues.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy