Reforma në këtë sektor është vlerësuar me nota pozitive në Progres Raportin e BE-së. Ministrja e Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena Harito, u shpreh se, progresi i konfirmuar në raportin e BE-së për reformat e ndërmarra në sektorin e administatës publike, evidenton se për këtë çështje, Shqipëria është në nivelin e nevojshëm për të çelur negociata.



