Vazhdojnë të jenë të mbyllura pikat kufitare në Merdar, Jarinjë e Bërnjak

Vazhdojnë të jenë të mbyllura pikat kufitare në Merdar, Jarinjë e Bërnjak

Pikëkalimet në Merdarë, Jarinjë e Bërnjak vazhdojnë të jenë të mbyllura nga ana e Serbisë edhe të shtunën, sipas faqes së Ministrisë së Brendshme të Kosovës.

Pikëkalimet në Merdar dhe Bërnjak janë të mbyllura plotësisht, ndërsa ai në Jarinjë është i mbyllur vetëm për ata me dokumente të Kosovës.

Protestuesit serbë kanë bllokuar rrugët pranë tre pikave kufitare me Kosovën në territorin e Serbisë. Ditën e djeshme protestuesit u mblodhën në pikat kufitare të Merdarë, Jarinë e Bërnjakë duke ndaluar automjetet. Autoritetet e Kosovës i kanë bërë thirrje ndërkombëtarëve të reagojnë.

Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të marrin masa ndaj presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Bllokada ishte paralajmëruar nga “Këshilli për Bllokada i Serbisë” pasi Policia e Kosovës mbylli 5 zyra të strukturave paralele në veri me dyshimet për falsifikim me dokumente.

Në aksionin e 30 gushtit u mbyllën zyrat e katër komunave paralele: Mitrovicë, Leposaviq, Zubin-Potok e Zveçan, si dhe Zyra e Qarkut të Mitrovicës.

Pas paralajmërimit për bllokadë, institucionet e Kosovës u kanë bërë thirrje qytetarëve që ta evitojnë kalimin nga Serbia. Ministria e Punëve të Jashtme ka kërkuar nga qytetarët të shmangin kalimin transit nëpër pikëkalimet kufitare me Serbinë. E Qendra Kombëtare për Menaxhim të Kufirit ka bërë thirrje të enjten që kufiri të mos kalohet as në pikëkalimin e vetëm me Malin e Zi, Kullë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy