
LDK ka shpallur fitoren në Prishtinë. Kandidati Përparim Rama duket se do të jetë kryetari i ri i kësaj komune. Fitoren e tij e pranoi edhe rivali i LVV-së për Prishtinën, Arben Vitia.
“Sipas rezultateve nga komisionerët tonë, Prishtina e ka një kryetar të ri dhe ai është Përparim Rama. Shfrytëzoj rastin të falënderoj aktivistët e LVV-së, qytetarët e Prishtinës dhe zotëri Ramën gjithashtu. Prishtinës i dëshiroj sukses dhe gjitha të mirat, do të jemi në krah që do të jetë në interes të qytetarëve”, tha ai.
Tashmë pritet shpallja e rezultateve zyrtare.



