Si të shpëtoni nga kolla në vetëm dy minuta

Si të shpëtoni nga kolla në vetëm dy minuta

Shkencëtarët britanikë kanë konstatuar që çokollata në mënyrë të suksesshme lehtëson simptomat e kollit kronik.

Në hulumtim kanë marrë pjesë rreth 300 njerëz, të cilët kanë vuajtur nga kolla kronike. Shkencëtarët u kanë dhënë çokollatë të zezë, në periudhën prej 14 ditësh dhe 2 herë në ditë.

Rezultatet e hulumtimit kanë treguar që simptomat e kollës janë reduktuar dukshëm te madje 60 për qind e pjesëmarrësve.

Çokollata e zezë përmban teobrominën, për të cilën shkencëtarët pohojë që ka veti shëruese çudibërëse, transmeton "Koha.net". Ata theksojnë që 30 g të çokollatës së zezë të paëmbëltuar, madje 450 mg teobrominë, çokollatat e zeza të ëmbëltuara kanë 150 mg, ndërsa çokollatat e qumështit rreth 60 mg.

Të gjithë herë pas here vuajmë nga kollitja, por kollitja kronike mund të shkatërrojë dukshëm kualitetin e të jetuarit.

Disa copa të çokollatës së zezë në ditë nuk do të lehtësojnë vetëm simptomat e kollës. Kështu, është dëshmuar që çokollata ka veçori të shkëlqyeshme antioksidative, të cilat reduktojnë nivelin e radikaleve të lira dhe parandalojnë krijimin e sëmundjeve të ndryshme, duke përfshirë edhe sëmundjet e zemrës dhe sulmin në zemër.

Megjithatë, mbani mend që duhet të jeni të moderuar në konsumimin e çokollatës për të mos ardhur te pasojat e padëshiruara, si grumbullimi i kilogramëve të tepërt. Po ashtu, në shumicën e rasteve provoni të konsumoni çokollatë të zezë të paëmbëltuar, sepse ajo ka përparësitë më të rëndësishme shëndetësore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy