Pakistani përballet me përmbytje prej 3 ditësh, 90 të vdekur

Pakistani përballet me përmbytje prej 3 ditësh, 90 të vdekur

Prej tri ditësh Pakistani është përballur me reshje të shumta shiu. Si pasojë e kësaj katastrofe natyrore, të paktën, 90 njerëz kanë mbetur të vdekur dhe rreth 1000 shtëpi janë dëmtuar në të gjithë Pakistanin, tha agjencia kombëtare e vendit për menaxhimin e fatkeqësive.

Rrugët dhe shtëpitë u përmbytën të martën nga ujërat e zeza, ku sistemet e kullimit dhe kanalizimeve janë të vjetruara. Shumë njerëz mbetën të izoluar, të paaftë për të lënë shtëpitë ose zyrat e tyre pasi uji i shiut kishte bllokuar rrugët.

Shirat pritet të vazhdojnë edhe këtë javë në disa rajone të Pakistanit, në të cilat, kryeministri Imran Khan, në fillim të këtij muaji, dërgoi trupa për të ndihmuar autoritetet lokale në pompimin e ujërave të shiut, sidomos në zonat e përmbytura të banuara.

Çdo vit, shumë qytete në Pakistan luftojnë me përmbytjet vjetore shkaktuar nga reshjet e dendura që zgjasin nga korriku deri në shtator.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy