Policia e Tiranës arrestoi 4 të rinj dhe shpalli në kërkim një vajzë, pasi sëbashku kishin formuar një grup kriminal që grabiste qytetarët në rrugë. Vajza ndalonte makinat dhe u kërkonte celularin shoferëve për një telefonatë urgjente e më pas djemtë grabisnin ç’të gjenin.



