Ekzekutohet me 40 plumba “Kumbari” i Shkodrës, gjenden armët e krimit

Ekzekutohet me 40 plumba “Kumbari” i Shkodrës, gjenden armët e krimit

Detaje të reja janë zbuluar nga ekzekutimi i Bardhok Pllanaj gjatë mbrëmjes së djeshme në fshatin Dobraç i Ri në qytetin verior të Shkodrës.

Mbrëmjen e djeshme, një pritë ka ekzekutuar me 40 plumba Bardhok Pllanajn, 46 vjeç, i njohur ndryshe dhe me nofkën “Kumbari i Shkodrës”. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, rreth orës 21:10.

Pllanaj ishte shpallur në kërkim nga policia për atentatin ndaj efektivit të ‘Shqiponjave’, Albert Pjetri, ngjarje e ndodhur vetëm katër muaj më parë, ndërsa qarkullonte lirshëm me mjetin e tij ‘Range Rover”.

Dje teksa kthehej për në shtëpi, në fshatin Shtoj i Ri, kaloi përmes lagjes ‘Dobraç’ të Shkodrës, pa e ditur që dikush e ndiqte prej 150 metrash.

Ende pa kaluar lagjen, një mjet “Wolksweagen Passat” me targa italiane, i preu rrugën “Kumbarit” dhe zbrazi 40 plumba kallshnikovi mbi të duke e lënë të vdekur në vend. Por e pafikur, makina vijoi të ecte derisa u përplas me murin e një biznesi.

Ndërsa autorët, pak metra larg vendit ku kryen krimin, braktisën mjetin me targa italiane, bashkë me dy armë zjarri brenda tij, një prej tyre, kallashnikov.

Tashmë “blutë” e zonës kanë nisur nga puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve të vrasjes, duke varur shpresat tek shenjat që mund të jenë lënë brenda mjetit të djegur dhe armëve të zjarrit.

Pista kryesore që grupi hetimor ka mbi tavolinë është e shkuara e errët e Pllanajt. Megjithatë ende nuk ka një të dyshuar kryesor, me të cilin Pllanaj mund të ketë pasur konflikte së fundmi.

Nga ana tjetër, policia ka ngritur pika të shumta kontrolli në hyrjet dhe daljet e qytetit prje mbrëmjes së kaluar, me qëllim kapjen e autorëve.

Kush ishte Bardhok Pllanaj, ‘Kumbari’ i Shkodrës?

Për herë të fundit, emri i Pllanajt, “Kumbarit” të Shkodrës, u përmend në media për sulmin me armë zjarri ndaj lokalit në pronësi të efektivit të forcave “Shqiponja”, Albert Pjetri, ngjarje e ndodhur në dhjetor të vitit të kaluar.

4 vite më parë Planaj ka qenë edhe në ‘qendër të ciklonit’ politik në Shqipëri pasi opozita akuzoi mazhorancën se ai ishte fshehur në makinën e ish-deputetit Mark Frroku, ndërkohë që policia e kërkonte si të dyshuarin kryesor për transport droge drejt Italisë në operacionin që mori emrin “Laguna e Vilunit”.

Gjykata e Shkodrës vendosi gjithashtu edhe sekuestrimin e pasurisë së tij pasi e akuzoi atë për pastrim parash, dhe ndërtim të paligjshëm. Më 2 shkurt të 2019 me urdhër Prokurorie, Pllanajt iu sekuestruan 20 pasuri prona, apartamente, biznese, troje, makina etj kryesisht në lagjen “Dobraç” të Shkodrës.

Ai kishte një pallat 10-katësh, që 46-vjeçari e kishte ndërtuar pa lejen e organeve kompetente. Më 10 shkurt të vitit të shkuar, në derën e Pllanajt trokiti dhe Operacioni Forca e Ligjit. Pllanaj, edhe pse ishte në burg, do të duhet të jepte sqarime për mënyrën sesi e kishte vendosur pasurinë e tij edhe pse ajo iu sekuestruar.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy