Ironia e Bashës nga Kavaja: Tre javë me spektakël as Madona nuk e shtyn dot, jo më Edi Rama

Ironia e Bashës nga Kavaja: Tre javë me spektakël as Madona nuk e shtyn dot, jo më Edi Rama

Nga Kavaja, aty ku hapi fushatën elektorale për qytetin kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha se kryeministri Edi Rama bën spektakël vetëm për të bërë bilancin me premtimet e pa mbajtura.

Basha ironizoi takimet e Ramës duke thënë se tre javë me spektakël as Madona nuk e shtyn dot, jo më Edi Rama.

"E pashë në mitingun ku prezantuan atë kandidatin tjetër që i ndërrojnë si kuajt e lodhur. E pashë. Nuk kishte çfarë thoshte në mes të Kavajës. Ka veshur tuta, bën estradë, bën karikatura me elefantë, me zebra, me cjapë, me dele. Pritni të bëjë edhe vertikalen, vetëm e vetëm që të mos bëjë asnjë bilanc, vetëm e vetëm që ta fshijë nga mendja e njerëzve premtimin për 300 mijë vende pune.

Kujton se do ta shtyjë me spektakël tre javë. Tre javë me variete në vend që të përballet me bilancet e tij. Mund ta shtyjë tre ditë, por tre javë me spektakël as Madona nuk e shtyn dot, jo më Edi Rama. Ora e bilancit ka ardhur. Ora e së vërtetës ka ardhur Edi Rama këtu në Kavajë. Përballu me dështimin total të mos mbajtjes së premtimeve", tha Basha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy