Mbi një milion njerëz janë larguar nga Rafah.

Kjo është shifra e publikuar nga Agjencia Palestineze e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNRWA).
Rreth 1.4 milionë njerëz ishin strehuar në qytet gjatë luftës, por ata filluan të largoheshin pasi Izraeli u kërkoi atyre të evakuoheshin përpara një ofensive tokësore në zonë.
Plani amerikan i armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit, i propozuar nga presidenti Joe Biden, është në qendër të vëmendjes së diplomacisë në SHBA.
Kryediplomati amerikan Antony Blinken komunikoi me dy ministrat izraelitë Beny Ganc dhe Joav Galant të cilët kanë dhënë OK, sipas Departamentit të Shtetit.



