Teksa sot politika dhe shoqëria i dha lamtumirën e fundit, një politikani të ri shembull, ish-deputetit të Partisë Demokratike, Gerti Bogdani, të rinjtë në politikë thonë se modeli i tillë prej politikani të ri e të shtruar, duhet marrë shembull.
Të ftuar në studion e ‘MCN informacioni”, Desada Xhetani, anëtare e FRPD-së, Roy Bashaj e Kamelisa Selami nga FRESH, dhe Geraldo Sollaku nga Nisma “Thurrje”, sollën opinionet e tyre se pse në një vend si Shqipëria, të rinjtë duhet prekur politikën dhe ndryshmet me forcat e tyre.
Desada Xhetani:
Fillimisht humbja e Gert Bogdanit, mendoj se është e madhe si një njeri që la gjurmë në politike dhe si të tillë duhet marrë shembull.
Kur kam filluar të angazhohem në forumin e të rinjve demokrat, jam futur si studente. Në atë momente e kam kuptuar se politika po merret me ne, dhe kam thënë përsa kohë politika po merret me ne, dhe ne duhet të merremi me të dhe të mundohemi të sjellim modelet tona.
Roy Bashaj
Unë jam futur në Forumin socialist të të rinjve që 15 vjeç, dhe fillimisht nuk jam futur nga bindjet e mia, e ka filluar nga trendi i momentit. Më pas lindi krijimi i të kuptuarit se pse duhet të angazhohem aty. Përmes këtij forumit, kësaj hapësire, kemi provuar të vinim në zbatim idetë dhe mendimet tona që kishim, të cilat nuk i shihja te forumet tjera, pra nuk kisha të përbashkëta me ta.
Kamelisa Selami
Angazhimi im në Forumin e FRESH ka qenë që kur isha gjimnaziste dhe doja me patjetër të merrja pjesë në një forum ku të jepja idetë dhe mendimet e mia. Jam në hapat e parë dhe mendoj se ajo që më ka ndihmuar është angazhimi i ditëpërditshëm dhe ta besh këtë më pasion, është një angazhim i vazhdueshëm që të jesh afër problematikave dhe tu japësh zë atyre problemeve, mendoj se të jep forcë të ecësh përpara.
Geraldo Sollaku
Si një ish-student i Shkencave Politike në Shqipëri, kur kam qenë këtu, nuk kam parë ndryshime të politikës përgjatë 34 viteve nga politika në përgjithësi.
Jam larguar për në Bruksel për tu rikthyer këtu, për tu bashkuar me Nismën ‘Thurje”, me idenë që të bëj diçka për vendin tim, dhe të jap zgjidhje problemeve, sepse është një frymë e re politike, nga eksperienca ime personale them se nga Brukseli mund të sjell një frymë të re sepse atje të rinjtë janë të lirë të zgjedhin.



