Debati për listat, PD: Nuk flasim për propozimin e PS, ata refuzojnë t'i drejtohen ODIHR

Debati për listat, PD: Nuk flasim për propozimin e PS, ata refuzojnë t'i drejtohen ODIHR

Java që u mbyll e thelloi edhe më shumë mosmarrëveshjen në Këshillin Politik mes përfaqësuesve të mazhorancës dhe opozitës jashtë parlamentit. Shkak u bë propozimi i PS për ndryshim të kodit zgjedhor për hapjen e listave dhe koalicionet.

Sekretari për Çështjet Zgjedhore në Partinë Demokratike, Ivi Kaso deklaroi për TvT.al se forca më e madhe opozitare nuk e ka komentuar dhe as marrë me analizimin e tij përderisa ata refuzojnë t’i drejtohen ODHIR.

Në propozimin e PS, neni 67, pika 4 thuhet se emrat në listën shumë emërore të subjektit zgjedhor paraqiten të renditura sipas rendit shifror, duke filluar nga numri një.

Çka nënkupton një listë preferenciale nga ana e kryetarit të PS, që dikton dhe shpërndarjen e mandateve në këtë renditje.

Që të ndryshojë renditja, kandidati i renditur më poshtë duhet të marrë një numër të konsiderueshëm votash.

Shpërndarja e mandateve fillon me rirenditjen e kandidatëve në bazë të renditjes së tyre në listën e dorëzuar sipas nenit 67 të këtij kodi si dhe numrit të votës parapëlqyese të secilit kandidat bazuar në procedurat dhe kriteret vijuese.

Renditja e kandidatëve që përfitojnë mandat ndryshon nëse kandidati ka marrë një numër votash parapëlqyese më të madh se herësi që del nga pjesëtimi i numrit të votave të subjektit me numrin e mandateve të fituara nga subjekti, sipas nenit 162 të këtij Kodi.

Në këtë mënyrë, mandatet do t’i përfitojnë kandidatët e parë në listë. Për t’u futur në këtë listë, një kandidat poshtë vijës fituese, do të duhet të marrë më shumë sesa votat që i janë dashur subjektit për çdo mandat.

Kjo e bën thuajse të pamundur ndryshimin e renditjes së bërë nga kryetari i PS.

Disa ekspertë nga opozita për TvT.al theksojnë se amendamenti i paraqitur nga socialistët jo vetëm që nuk flet për lista të hapura, por për të kundërtën e tyre.

Sipas tyre, nëse i referohesh amendamentit të PS, një kandidati do i duhen mesatarisht 11 mijë deri në 12 mijë vota, duke përjashtuar Vlorën, ku numri i votave shkon deri në 9 mijë, për të ndryshuar renditjen në listë apo zëvendësuar kandidatin në renditje.  

PD e konsideron të pamundur për një kandidat që të sigurojë një numër të tillë votash sa të arrijë të ndryshojë pozicionin e tij në listë.

Thuajse në çdo qark, lista fituese është e mbyllur dhe askush nuk siguron vota për të zëvendësuar apo ndryshuar rënditjen”.

Ata mendojnë se qëllimi i vetëm i kësaj lëvizjeje është heqja e koalicioneve parazgjedhore.

Nga ana tjetër, opozita paralamentare e konsideron një lojë të kryetarit të PD-së, Lulzim Basha dhe kryeministrit shqiptar, Edi Rama.

Halit Valteri, deputet i opozitës parlamentare, e konsideron një “shkelje syri” mes palëve, pasi ata do të jenë të detyruar në fund fare të shkojnë tek votimi i 30 korrikut.

Formimi i Këshillit Politik nuk është votuar nga parlamenti dhe nisur nga kjo çdo ndryshim që bëhet aty apo propozim edhe në dakordësi me palët që ulen në atë tryezë nuk ka një vlerë ligjore. Unë mendoj se Rama dhe Basha po i “shkelin syrin” njëri-tjetrit, pasi nesër kur ata të dy të bien dakord, të cilët janë të detyruar të vijnë tek propozimet tona, duan ta konsiderojnë një fitore të opozitës jashtëparlamentare”, tha Valteri për TvT.al.

Një tjetër pikë e debatueshme është edhe pragu zgjedhor.

Fjalia e dytë e pikës 1 të nenit 162 ndryshohet si më poshtë: “Për zgjedhjet për Kuvendin, përjashtohen nga shpërndarja e mandateve subjektet zgjedhore që kanë marrë më pak se 3 për qind të votave të vlefshme në shkallë vendi.”

Kjo sipas ekspertëve duke u nisur dhe nga zgjedhjet e fundit, favorizon direkt vetëm subjektet e mëdha politike. Një çështje tjetër e debatueshme është dhe heqja e koalicioneve në formën si kanë ekzistuar deri më sot në Shqipëri. 

Ky propozim i socialistëve është kundërshtuar nga PD e cila kërkon lista tërësisht të hapura. Sipas kryetarit te PD Lulzim Basha, lista e kandidateve duhet të jetë me rend alfabetik dhe renditja e fituesve të bëhet në bazë të votave që ata përfitojnë.

PD kundërshton edhe prekjen e marrëveshjes së 5 qershorit, ku koalicionit janë të përcaktuara në formën e tyre klasike që kane funksionuar në vendin tone. Por PD insiston që t’i merret mendim OSBE/ODIHR gjë që është refuzuar deri tani nga PS me argumentin se duhet të ketë një produkt fillimisht.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy