Meksi: Turizmi në Shqipëri u është lënë në dorë gangsterëve. Kriminale ajo që po ndodh në Finiq

Meksi: Turizmi në Shqipëri u është lënë në dorë gangsterëve. Kriminale ajo që po ndodh në Finiq

Avokati Redon Meksi duke folur për edicionin e lajmeve në MCN TV nga Plazhi i Livadhit, tha që në Shqipëri turizmi u është lënë në dorë gangsterëve, duke iu referuar investitorëve strategjikë.

Meksi vuri në dukje se prona publike, rëra dhe deti janë ligjërisht të patjetërsueshme. Po ashtu ai ngriti shqetësimin për mos mbrojtjen e Parkut Arkeologjik të Finiqit nga flakët, duke e konsideruar ngjarjen kriminale.

Unë jam në Livadh, në fund të Livadhit, në një gji të vogël mes Livadhit dhe Himarës. Plazhi nga fillimi në fund është i gjithi me shezlonge, por s’kishte probleme kur vije me çadra dhe karrige në vende bosh. Nuk ishin nga këto sherrxhinjtë, siç pamë atë videon që po qarkullon online. Ndërtimi, biznesi, turizmi jonë, apo investitorët strategjikë ua lënë gangsterëve, jo njerëzve të fushës. Në mos gaboj këtij në 2019-ës i kanë vënë tritol në Tiranë dhe ky merr statusin e investitorit strategjikë. Nuk ndodh në asnjë vend të botës Të dalë pronari i një resorti, i tre resorteve, të zihet me grushta me një person pse i ka zënë cepin e çadrës, kjo është absurde. I gjithë sherri për vendin e plazhit, këtyre sikur ua ka lënë nëna dhe baba plazhin, ata e kanë në përdorim . Ligjërisht rëra dhe deti janë pronë publike e patjetërsueshme. Ti je përdorues i pronës time, unë ta kam lënë me qira. Në Greqi unë marr plazhin me qira, dhe marr vetëm pjesën e shezlongut me metra/katror, mes çadrave mund të vijë kushdo dhe të vendos çadër dhe ti s’e heq dot. Fluks ka. Me vitet e tjera është mirë. Në Sarandë, Finiq, është kriminale ajo që po ndodh në qytetin antik të Finiqit, që ka rënë flaka edhe aty. Nuk e mbrojte, nuk e ndalove dot, për çfarë e paguaj shtetin unë?! Finiqi duhet të ishte një nga vendet kryesore turistike, të klasit të parë, është komplet i lënë pas dore”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy