Lobimi i PD në SHBA/ Administratorët e Biniata Trade jo rusë. Kishin  marrëdhënie të tjera biznesi me dy shtetase ruse

Lobimi i PD në SHBA/ Administratorët e Biniata Trade jo rusë. Kishin  marrëdhënie të tjera biznesi me dy shtetase ruse

Lobimi i partive politike shqiptare kryesisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është një nga pikat e zeza të financeve. Të treja forcat poltike  kryesore në vend partia Soacialiste, Demokratike dhe Levizja Socialiste për Integrim nuk kanë mundur të justifikojnë origjinën e disa qindra mijërave dollarë të përdorurura për lobim në SHBA. Madje, janë mënyra më të cilat jjnë bërë pagesat janë hetuar nga autoritetet amerikane. Bilal Xhaferri një shqiptaro amerikan u dënua pasi bleu për 80 mijë dallrë dy bileta në një takim për mbeldhje fondesh për fushatën e Barack Obamës në vitin 2012.

Dokumentat e prokurorisë amerikanë nuk përmendin emrin e finacuesit të huajë por mediat amerikanë dhe Reuters shkurajtën se personi që përfitoi ishte Edi Rama. Fotoja e e shkrepur me Obamën në këtë takim u përdor në fushatn elektorale të viitt 2013. Të njëjtën skemë përdori Lulzim Basha në 2017 ku gjatë takimeve në SHBA ai shkrepi një foto me presidentin Donald Trump. Por paratë të cilat u përdorën rreth 650 mijë dollarë u bënë objekt i një hetimi të prokurorisë shqiptare. 150 mijë dollarë kishin kaluar më anë të një kompanie offshore e vendosur ne Skoci për të cilën u dyshua se kishte pronarë rusë. Por sipas dokumetit të prokurorisë thuhet se ajo kishte admnistratorë që kishin lidhje të tjera biznesi me shtetas rusë .

“Në rastin konkret kemi hedhje të dhenash jo të përputhura me realitetin në formularin përkatës, me qëllim për të fshehur lobimin e bërë nga një kompani me administratore të lidhur në aktivitet biznesi me shtetase ruse”, thuhet ne dokumentin e prokurorisë.

Sipas prokurorisë, PD kishte fshehur edhe një shumë prej 500 mijë dollarësh e cila ishte dhënën cash në SHBA lobistit Nick Muzin.

Është fshehur shuma prej 500 mijë dollarësh që është dhënë cash nga subjekti partia demokratike tek kompania e huaj private për të bërë lobimin në SHBA me qëlimm zgjedhor në favor të këtij subjekti poltike,duke qënë se zgjedhjet parlamentare do zhvillohehsin pas disa kohësh në qërshor të vitit 2017.Dhuruesi duhet të nënshkruajë një kontratë dhurimi sipas formës së miratuar nga KQZ dhe personat që dhurojnë më pak se 100 mijë lekë duhet të bëhën publike. Dhurimi i fondeve jopublike më të mëdha se 100.000 lekë duhet të bëhët vetëm në një llogari bankare të posaçme partisë konkrete. Në rastin konkret për këtë “found  raising” ky detyrim ligjor nuk është realizuar.

Në fund të hetimeve, Prokuroria e Tiranës kërkoi gjykimin për falsifikim të dokumenteve të Lulzim Bashës në cilësinë e kryetarit të PD, Arben Ristanit, si sekretar i përgjithshëm dhe Ilir Dervishit, financier i kësaj force politike. Por kërkesa e prokurorisë u hodh poshtë nga gjykata, e cila pushoi hetimet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy