
Një tren i cili transportonte grurë doli nga shinat në Simferopol, në Krime, sipas Hekurudhave lokale për shkak të një sulmi.
Kështu deklaroi kreu i administratës së gadishullit të aneksuar nga Rusia, duke shtuar se nga ngjarja nuk ka të viktima apo të lënduar.
“Dalja e sotme nga binarët e një treni mallrash që transportonte grurë në Krime u shkaktua nga ndërhyrja e të huajve", thanë në një deklaratë Hekurudhat e Gadishullit.
Më herët kanali Telegram Baza, i cili ka lidhje me shërbimet ruse të sigurisë, raportoi për një shpërthim në një linjë hekurudhore.
Një shpërthim në hekurudhë në rrethin Simferopol të Krimesë ndodhi në orën 08:20 të mëngjesit.
Si pasojë e aksidentit, pesë vagona hekurudhore që transportonin grurë dolën nga shinat. Lëvizja e trenave në Simferopol- Rruga e Sevastopolit është pezulluar.
Sulmi ndodhi në afërsi të fshatit Chystenke dhe shpërthimi i cili shkaktoi një krater të madh, dëmtoi rreth 50 metra sipërfaqe. Gjithsej tetë vagona dolën nga shinat, pesë prej të cilëve u përmbysën.



