
“Netflix” kalon “Walt Disney” në bursë. Pasi la pas “Comcast” të mërkurën në listën e “Nasdaq”, “Netflix” ka arritur vlerën 153.5 miliardë dollarë, me një rritje prej 2.4% një orë para mbylljes së bursave.
Në këtë mënyrë, “Netflix” ka lënë pas edhe gjigantin e kinemasë, “Walt Disney”, që ka zbritur në vlerën 152 miliardë.
Në javën e marrëveshjes me Barack dhe Michelle Obama, për prodhimin e filmave dhe serive televizive, “Netflix” është bërë kështu kompania mediatike numër 1.
Ky është një hap kolosal, kur llogarit se kompania e themeluar në vitin 1997 nga Reed Hastings dhe Marc Randolph, në vitin 2014 vlente vetëm 20 miliardë dollarë.



