
Ndonëse nuk ka dhënë shifra, deputeti i Partisë Socialiste Pjerin Ndreu ka deklaruar se disa zyrtarë policie do të dorë hiqen para se ti nënshtrohen vetingut. Në një intervistë për "TemA Tv", Ndreu u shpreh se ligji për vetingun e policisë ka nevojë për rishikim pasi në disa pika bie ndesh me ligjin organik të policisë.



