Përmbytjet në Pejë, humbin jetën nëna dhe fëmija 5-vjeç

Përmbytjet në Pejë, humbin jetën nëna dhe fëmija 5-vjeç

Një fëmijë 5 vjeç dhe nëna e tij kanë humbur jetën mbrëmjen e së shtunës si pasojë e vërshimeve nga shirat e dendur në Pejë. Lajmi është bërë i ditur nga autoritetet policore: Drejtoria Rajonale e Policisë Pejё, njofton se me datё 24.06.2023 si pasojё e vërshimeve nё qytetin e Pejёs, nё lagjen “Asllan qeshme” njё fёmijё ka humbur jetën ndërsa nëna e tij ёshtё e zhdukur. Pas kërkimeve nga njësitet Policore rreth orё 01:20, tё datës 25.06.2023, ёshtё gjetur personi i zhdukur. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Kosova është përballur me përmbytje në disa qytete edhe në janar të këtij viti. Atëherë, Asociacioni i Komunave të Kosovës kërkoj nga Qeveria që të krijoj një fond emergjent për komunat, ndërsa mediat vendase etiketojnë si shkak të përmbytjeve dëmtimin e shtretërve të lumenjve, si pasojë e nxjerrjeve të paligjshme të zhavorrit. Ndërkohë, ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj ka njoftuar se njësitë e kërkim-shpëtimit të Forcave të Sigurisë së Kosovës janë në terren.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy