Suksesi që i paraprin një Oskari jo gjithmonë shoqërohet me gjendje të mirë financiare. Një aktore e nominuar për çmimin e madh të kinematografisë në vitin 2009 thotë se nuk mund të përballonte një palë këpucë të shtrenjta për të shkuar në ceremoninë e ndarjes së çmimeve.
“Anna Kendrick, e cila u nominua për rolin e saj në filmin “Up in the Air”, tregon se në atë kohë ishte e varfër.
“Stilisti im më tha që duhej të kisha një palë këpucë të bukura për veshjen, sepse filmi nuk kishte dalë ended he njerëzit nuk e dinin kush isha unë. ‘Dyqanet nuk t’i huazojnë, kështu që duhet të blesh vetë një palë “Louboutins’, më tha”, tregon Kendric për Ellen DeGeneres.
“Iu përgjigja: Po unë jam ende e varfër. Ky është një nga ato rastet e çuditshme, kur ndodhin shumë gjëra nga njëra anë, por nga ana tjetër asgjë nuk ka ndryshuar”, tregon aktorja 31-vjeçare.



