Pranga avokatit nga Tirana, i mori 8 mijë euro ryshfet një qytetari

Pranga avokatit nga Tirana, i mori 8 mijë euro ryshfet një qytetari

Policia e Tiranës ka vënë në pranga ditën e sotme një avokat të shpallur në kërkim, pasi akuzohet se ka kërkuar lekë një qytetare për të ndikuar në një vendim gjykate.

Mësohet se në pranga është vënë Nikolin Vata, 53 vjeç, banues në Tiranë, i cili para tre muajsh, i cili u filmua nga emisioni investigativ ‘Fiks Fare’, duke marrë 8 mijë euro.

Vata i kishte premtuar qytetares se do të ndikonte te gjyqtarët për të pezulluar një urdhërekzekutimi.

Rasti në fjalë lidhet me sekuestrimin e një shtëpie nga Përmbarimi, edhe pse personi që ankohet disponon një kontratë sipërmarrjeje. Qytetari ka pranuar të paguajë paratë, por avokati nuk ia zgjidhi çështjen dhe e zvarriti për t’ia kthyer mbrapsht 4.000 eurot e fundit.

Kështu, në këto kushte qytetarja i është drejtuar emisionit për të denoncuar avokatin në fjalë, ndërsa nga gjykata e Elbasanit ishte vendosur masa e sigurisë ‘arrest me burg’.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy