“Loja e kapuçave”, kampionati i pazakontë në Kosovë/ Haxhiaj: Qëllimi, të rikthehet loja shekullore te brezat e rinj

“Loja e kapuçave”, kampionati i pazakontë në Kosovë/ Haxhiaj: Qëllimi, të rikthehet loja shekullore te brezat e rinj

Kampionatin e Kosovës në Lojën me Kapuça, e cila është njëra ndër lojërat më të vjetra që është luajtur shekull më parë.

Muzikanti nga Istogu i Kosovës, aty ku luhet kjo lojë, Abedin Haxhiaj, tha për shikuesit e programit të mëngjesit “Zgjohu me MCN”, se qëllimi i këtij organizimi është që të rikthehet tradita e këtyre lojërave, të kultivohet dhe të bartet tek brezat e rinj, si lojë që është luajtur me qindra e mijëra vjet në trevat atje.

Ai shpjegoi mënyrën se si luhet kjo lojë.

“Loja e kapuçave”, quhet ‘lojë burrash’, ka ngel kështu sepse plisat e bardhë që i mbanin në kokë dhe me kohën e modenizimit duke u zhvilluar koha, ka arritur deri këtu.

Marrin pjesë gjashtë burra, ndahen tre më tre, të cilët ndaheshin në dy grupe ulur në gjunjë disa hapa larg njëri-tjetrit, në mes të odës.

Mbasi të jenë siguruar kapuçat (mestet ose çorapët), e hidhnin shortin se kush prej tyre do ta fsheh kokrrën (plumin) i pari dhe kështu fillonte loja.

Ajo skuadër që e para i plotëson 100 pikë del fituese dhe çmimi i parë është 500€.

Pastaj grupi që del fitues së bashku me të gjithë të pranishmit tjerë që nuk kanë luajtur, ngriten në këmbë, lidhen krah me krah në mes vete, duke krijuar një rresht burrash dhe fillojnë t’i këndojnë grupit që e ka humb lojën, me këngë tallëse dhe ofenduese e shpesh herë edhe fyese, ashtu siç e donte zakoni i lojës, pra këngë me ironi për humbësin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy