Krimet seksuale kundër fëmijëve, Luiziana i jep dritën jeshile projektligjit për kastrimin kirurgjik

Krimet seksuale kundër fëmijëve, Luiziana i jep dritën jeshile projektligjit për kastrimin kirurgjik

Në Luiziana, ligjvënësit amerikanë miratuan një projektligj i cili i lejon gjyqtarët të dënojnë një person të shpallur fajtor për një krim të rëndë seksual kundër një fëmije nën moshën 13 vjeç me kastrim kirurgjik, përveç vuajtjes së dënimit me burg.

Aktualisht disa shtete amerikane, përfshirë Luizianën, mund të urdhërojnë tredhje kimike për këta kriminelë, i cili përfshin përdorimin e barnave që bllokojnë prodhimin e testosteronit për të reduktuar dëshirën seksuale.

Drupal Ad

Kastrimi kirurgjik, është një procedurë më invazive. Nëse një person i shpallur fajtor nuk i nënshtrohet ose refuzon t’i nënshtrohet kastrimit pasi një gjykatës urdhëron procedurën, i burgosuri mund të përballet me një akuzë “mospërmbushjeje” dhe të përballet me tre deri në pesë vjet burg shtesë.

Masa do të shkojë në tavolinën e guvernatorit konservator Jeff Landry, i cili do të vendosë nëse do ta nënshkruajë apo do të vendosë veton ndaj saj.

Aktualisht janë 2224 persona të burgosur në Luiziana për krime seksuale ndaj fëmijëve nën moshën 13 vjeç. Megjithatë, nëse projektligji bëhet ligj, ai mund të zbatohet vetëm për ata persona që kanë kryer një krim në ose pas 1 gushtit të këtij viti.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy