Akuzohet për vrasjen e Klevis Lleshit/ Pas ekstradimit, GJKKO e lë në burg Sajmir Kolaverin

Akuzohet për vrasjen e Klevis Lleshit/ Pas ekstradimit, GJKKO e lë në burg Sajmir Kolaverin

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar ka lënë në fuqi masën e sigurimit ‘arrest në burg’ të dhënë më herët në mungesë për Sajmir Kolaverin. 

 

Ai u ekstradua një ditë me parë nga Italia, pasi ishte i shpallur në kërkim për dyshimet se është i përfshirë në vrasjen dhe zhdukjen e kufomës së Klevis Lleshit në vitin 2020 në Burrel. 

 

Kolaveri dyshohet për veprat penale “vrasje për gjakmarrje”, “Fshehja ose asgjësimi i kufomës” grup i strukturuar kriminal, kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale. 

 

44-vjeçari Kolaveri rezulton të jetë familjarë i Aurel Hoxhës i cili po ashtu është shpallur në kërkim për dyshimet si urdhërues i vrasjes së Klevis Lleshit. 

 

Gjatë zhvillimit të seancës Sajmir Kolaveri nuk i ka pranuar akuzat e prokurorisë, duke pretenduar se s’ka lidhje me ngjarjen. 

 

Megjithatë pretendimi i tij nuk ka bindur gjykatën e posaçme për t’i dhënë lirinë apo për ta lënë në një masë më të butë sigurie. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy