Përgatiste sulm ditën e zgjedhjeve në SHBA, FBI arreston të riun afganin

Përgatiste sulm ditën e zgjedhjeve në SHBA, FBI arreston të riun afganin

FBI ka arrestuar një afgan të akuzuar për planifikimin e një sulmi ditën e zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Arrestimi i tij është bërë i ditur nga Departamenti i Drejtësisë.

I arrestuari është Nasir Ahmad Tawhedi, 27 vjeç, banor i Oklahoma City, i cili dyshohet se ka komplotuar dhe ka tentuar të sigurojë mbështetje materiale për ISIS dhe ka marrë armë zjarri dhe municione për të kryer një sulm të dhunshëm në tokën amerikane në emër të ISIS.

Ai dyshohet se ka ndërmarrë hapa për të likuiduar pasuritë e familjes së tij, për të zhvendosur anëtarët e familjes së tij jashtë shtetit, për të blerë pushkë sulmi dhe municion AK-47 dhe për të kryer sulm terrorist në SHBA.

FBI tha se Tawhedi ka punuar me një bashkëpunëtor të paidentifikuar, i cili është një i afërm i mitur dhe gjithashtu një shtetas i Afganistanit.

Ai akuzohet për propagandën e Shtetit Islamik përmes internetit, bazuar në të dhënat e Google.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy