
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi fillon pikëzimin dhe vlerësimin e kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese.
Lista me 6 kandidatë u shpall ditën e djeshme nga presidenti Ilir Meta.
Emrat që kanë shprehur interes për garën janë Dedë Kasneci, Envi Hicka, Prelë Martini, Shaqir Hasanaj, Vasil Bendo dhe Vjosa Bodo Mujo, ndërsa pak ditë më parë presidenti dekretoi emërimin e Besnik Muçit, i cili ende nuk është konfirmuar nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit.
Emrat e sipërpërmendur kandidojnë për plotësimin e “Vakancës së parakohshme” në Gjykatën Kushtetuese, pas përfundimit të mandatit parakohe të Besnik Imerajt.
Me plotësimin e vendeve vakante nis ngritja e Gjykatës Kushtetuese, e cila pritet të zgjidhë ngërçin politik në Shqipëri.
Deri më tani, Gjykata Kushtetuese përbëhet nga dy anëtarë: Vitore Tushi dhe Besnik Muçi.



