Basha nga Lushnja: Korrupsioni ka një fytyrë çnjerëzore, në 6 mars zgjedhim të ardhmen

Basha nga Lushnja: Korrupsioni ka një fytyrë çnjerëzore, në 6 mars zgjedhim të ardhmen

Në vijim të fushatës elektorale në Lushnjë, kryedemokrati Lulzim Basha, deklaroi se shpesh ka qenë dhe ka dëgjuar avokatinë e kandidatit Indrit Sefa, kur luftonte kundër padrejtësive, kundër shtypjes dhe privimit nga qeveria banditeske e Edi Ramës.

Ai tha se Sefa, është njeriu që do të punojë për Lushnjën, që nga familjet e vjetra themeluese të qytetit, e deri tek fermerët në cepat më të largëta të kësaj bashkie.

“Jam këtu sot para jush me zemrën plotë me krenari, që është Indrit Sefa, kandidati i Partisë Demokratike, është njeriu që do të punojë për qytetin, për bashkinë dhe për të gjithë lushnjarët. Që nga familjet e vjetra autoktone, themeluese të qytetit e deri tek fermerët në cepat më të largëta të kësaj bashkie kaq të rëndësishme për Shqipërinë dhe Ekonominë e saj”, u shpreh Basha.

Ai shprehu bindjen se zgjedhja e një njeriu jo vetëm me një fytyrë njerëzore, por me një moral dhe me një botëkuptim të ri është një avantazh i patejkalueshëm për Partinë Demokratike

Më tej tha se korrupsioni buron nga një fytyrë çnjerëzore e politikës, e cila nuk ka asnjë lidhje me hallet e përditshme të njerëzve dhe brengat e tyre.

“Kandidatja tjetër nuk ka çfarë të japë më përveç modelit të korrupsionit dhe bandave, sipas modelit të Edi Ramës. Është e shkuara dhe le të mbetet e shkuara. Ka vetëm një rrugë që vlerat me të cilat Lushnja krenohet, të ecë përpara, vota për PD dhe kandidatin e saj të dielën e 6 marsit, për të zgjedhur të ardhmen”, deklaroi Lulzim Basha.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy