Llabani: 2024 e meriton të jetë viti i SPAK! Veliaj u mor në mbrojtje nga Rama (VIDEO)

Llabani: 2024 e meriton të jetë viti i SPAK! Veliaj u mor në mbrojtje nga Rama (VIDEO)

Analistja Anduena Llabani thotë se viti 2024 e meriton që të jetë viti i Prokurorisë së Posaçme, ose viti i SPAK.

Nga studio e MCN Live, Llabani deklaroi se në këto 33 vite për herë të parë është një prokurori që ka patur përballjen më të ashpër me politikën, ka kërkuar dhe ka vendosur përpara përgjegjësisë penale disa nga figurat më të larta të politikës si Ilir Meta, Sali Berisha, Arben Ahmetaj, si dhe disa persona të tjerë me shumë influencë në politikën shqiptare.

Sipas saj, përballë drejtësisë janë vënë një gamë e gjerë e politikbërjes që kanë qenë në qeverisje.

Po ashtu shtoi se të gjitha këto gjëra, kanë krijuar një perceptim te publiku se SPAK është shpëtimtari.

Llabani vijoi duke thënë se Kryeministri Edi Rama nuk ka marrë askënd në mbrojtje, siç mori në mbrojtje një ditë më parë kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Drupal Ad

Nuk mund të themi kurrsesi se SPAK nuk ka bërë një ndryshim në qasjen që ka organi i akuzës në raport me politikën apo të paprekshmit.

SPAK në vitin 2025 do na tregojë se do të shkojë dhe më tutje. Nëse sot kemi këta njerëz që deri më dje nuk e kishin menduar kurrë se do të jenë në bankën e akuzës, kjo është një gjë.

Është një gjë që me mburojë apo pa mburojë, me ndikimin e ndërkombëtarëve apo pa ndikimin e tyre, sot e kemi fakt.

Ne kemi një kryetar bashkie që nuk e dimë nëse është arratisur. Apo është një vendim i zgjuar i kryebashkiakut për të lobuar që të mos mundësojë arrestimin e tij.

A do kemi kryetarin e bashkisë të vënë para drejtësisë përballë katër akuzave shumë të rënda.

E meriton që 2024 të jetë viti i SPAK edhe për shkak të këtyre gjëmave të mëdha dhe të vogla.

Janë këta që kanë bërë para dhe gjithë ç’kanë pasur në dorë, sot janë para akuzës. Telefonata nga Amerika mund të ketë ardhur.

Pamë dje Kryeministrin e vendit që për herë të parë në mënyrë të paprecedentë, në të gjithë personazhet që kanë qenë në varësi të Kryeministrit, pamë se mbrojti kryetarin e bashkisë, se në fjalimin që bëri te kërcënimi i tij dhe familjes, tregon që diçka ka ndodhur.

Rama me një gur vrau dy zogj! Me atë që bëri, bëri atë që i thanë amerikanët dhe i dha kohë Veliajt që të kërkojë azil politik në cilindo shtet që dëshiron.

Po mos të harrojmë se ishte po ky Kryeministër i cili tha se në atë pemë që ka mbjellë mund të varë dhe veten.

Ne kemi një pikëpyetje për fatin e Veliajt. Kur Kryeministri thotë se dosja e Veliaj bëhet nëpër banaqe dhe skuta, Veliajt i lind e drejta të mbrohet.

Veliaj pretendon se prokurori Ols Dado është i manipuluar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy