
Në Juglindje të vendit janë rikthyer reshjet e dendura të borës. Në qarkun e Korçës ka pasur sërish gjatë natës reshje bore dhe në zona të veçanta të shoqëruara me erë.
Mbrojtja Civile bën me dije se të gjitha akset në këtë qark janë të kalueshme.
Po punohet për Mirëmbajtje dimërore.
Në rrugën e Voskopojës 2 borëpastruese.
Në rrugën e Dardhës 2 borëpastruese.
Në segmentin Korçë -Dvoran 1 borëpastruese.
Në rrugen Korçë -Qafa e Qarrit -Ersekë 3 borëpastruese.
Në rrugën Ersekë -Leskovik 2 borëpastruese.
Autoritetet kërkojnë kujdes në përdorimin e rrugëve në vijim. “Kushtëzuar nga sasia e reshjeve, era, qarkullimi ne akset rrugore Korçë -Qafa Qarrit -Ersekë -Leskovik. Korçe-Voskopojë. Korçe-Dardhe duhet të bëhet me pajisje dimërore në orët e paradites”, thuhet në njoftim.
Sakaq, trashësia e borës varion nga 15 cm – 35 cm, ndërsa temperatura mesatare është -4 gradë.



