Mbetjet e rrezikshme/ Harizi: Neglizhencë vrastare e qeverisë. Analizat po bëhen jashtë vendit, do dërgohen në landfille të dedikuara (VIDEO)

Mbetjet e rrezikshme/ Harizi: Neglizhencë vrastare e qeverisë. Analizat po bëhen jashtë vendit, do dërgohen në landfille të dedikuara (VIDEO)

Edlira Harizi, anëtare e këshillit bashkiak të PD Durrës, foli në edicionin e lajmeve në MCN TV mbi kontejnerët që dyshohet të jenë me mbetje të rrezikshme, të cilat janë sekuestruar nga Prokuroria e Durrësit.

Harizi theksoi që Rrjeti i Bazelit ka kërkuar që analizat të bëhen në laboratorë jashtë Shqipërisë.

Ajo shtoi se në fund mbetjet duhet të dërgohen në landfille që janë të dedikuara për mbetjet toksike, të cilat në Shqipëri nuk ekzistojnë.

Harizi tha se heshtja e qeverisë flet për neglizhencën vrastare të saj, ministrive dhe instancave përkatëse.

Anija është sekustruar. Prokuroria ka nisur verifikimin dhe hetimin për të parë si qëndron e vërteta me këto mbetje toksike, që transportohen në këto kontejnerë. Gjithë qytetarët kërkojnë transparencë, impakti në shëndetin e qytetarëve të Durrësit dhe fëmijëve tanë është i drejtpërdrejtë. Ato mbetje kanë qenë rifuxho, deri kur skandali u denoncua nga Rrjeti i Bazelit. Ato mbetje janë transportuar nën neglizhencën totale të shtetit dhe ministrive përkatëse. Rrjeti i Bazelit kërkon që analizat të bëhen në laboratorë jashtë Shqipërisë që të merren të dhëna të sakta, dhe të bëhet protokolli i duhur, që të dërgohen në landfille të dedikuara për mbetje toksike. Në Shqipëri s’ka landfille të tilla. Heshtja e qeverisë është e qartë, tregon që ato kanë qenë prej kohësh aty dhe është një neglizhencë vrastare. Heshtja është për të mbrojtur ata që kanë bërë trafikun, se kush janë organet kompetente që duhet t’i gjejnë dhe t’i shkojnë deri në fund”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy