Mbrojtja e ujqërve kthehet në shqetësim brenda BE

Mbrojtja e ujqërve kthehet në shqetësim brenda BE

Komisioni Evropian njoftoi të hënën se merr në konsideratë nëse do të përshtasë rregullat për të kufizuar mbrojtjen e ujqërve, pasi shtimi i numrit të tyre ka shkaktuar shqetësim te fermerët në lidhje me bagëtitë e tyre. 

“Përqendrimi i tufave të ujqërve në disa rajone evropiane është bërë një rrezik real për bagëtinë dhe potencialisht edhe për njerëzit”, tha von der Leyen në një deklaratë. “I bëj thirrje autoriteteve lokale dhe kombëtare që të ndërmarrin veprime aty ku është e nevojshme”, shtoi ajo. 

Ekspertët dhe grupet mjedisore vlerësojnë se deri në 19,000 ujqër mund të jenë të pranishëm në 27 vendet anëtare të BE-së, me popullsi prej më shumë se 1,000 prej tyre që mendohet se enden në Bullgari, Greqi, Itali, Poloni, Rumani dhe Spanjë.
Numri i tyre vlerësohet të jetë rritur me 25% gjatë dekadës së fundit. Ata mbeten një specie e mbrojtur në pjesën më të madhe të Evropës, por njerëzit kanë humbur zakonin e të jetuarit pranë tyre dhe mënyrat tradicionale për të menaxhuar dhe mbrojtur bagëtinë nga ujqërit janë braktisur.

Komisioni tha se dëshiron të "modifikojë, aty ku është e përshtatshme, statusin e mbrojtjes" të ujqërve dhe se dëshiron të përditësojë rregullat "për të futur, aty ku është e nevojshme, fleksibilitet të mëtejshëm", në varësi të mënyrës se si ka evoluar numri i tyre.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy