Sulmuan Capitol Hill, protestuesit humbën vendin e punës

Sulmuan Capitol Hill, protestuesit humbën vendin e punës

Pamjet ku qindra amerikan sulmuan të mërkurën Capitol Hill në SHBA, kanë bërë xhiron e botës duke i konsideruar si krisje të demokracisë amerikane.

Qindra foto dhe video që qarkullojnë në internet dhe në rrjetet sociale, kanë bërë të mundur identifikimin e shumë prej atyre që ishin të pranishëm në sulmin ndaj Kongresit, duke iu kushtuar vendin e punës.

Navistar, një kompani marketingu në Maryland ka deklaruar se një prej punonjësve të asaj kompanie i cili ishte fotografuar gjatë trazirave me distinktivin e kompanisë është pushuar nga puna.

Ne mbështesim të drejtën e të gjithë punonjësve për ushtrim paqësor, të ligjshëm të fjalës së lirë, çdo punonjës që demonstron sjellje të rrezikshme që rrezikon shëndetin dhe sigurinë e të tjerëve nuk do të ketë më një mundësi punësimi me Navistar Direct Marketing," tha kompania në një deklaratë të siguruar në CNN.

Një tjetër rast i ngjashëm është edhe pushimi nga puna i avokatit Paul Devis, i cili ka shkëputur marrëdhëniet me kompaninë “Goosehead Insurance” ku punonte, për shkak të një video e cila qarkullonte në rrjetet sociale ku ai deklaronte se do të futeshin në Capitol për të ndaluar çertifikimin e zgjedhjeve.

Vetëm një ditë pas sulmit të ndodhur në Capiton, kompania “Goosehead Insurance”, nëpërmjet një postimi në Tëitter njoftoi se Paul Devis nuk është me i punësuar në kompaninë e tyre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy