Policia e Shkodrës ka vënë në pranga dy persona të shpallur në kërkim.
Gjatë një operacioni blic të kryer mbrëmë, në pranga janë vënë 2 shtetas të shpallur në kërkim.
Njëri prej tyre rezulton të jetë i dënuar me 25 vjet burg, ndërsa tjetri për plagosje.
Operacioni i zhvilluar në kuadër të masave “Vjeshtë” për personat në kërkim, mjetet me xhamat e zinj, levizjet me armë etj pritet të vazhdojë.
Pritet që policia të japë detaje të tjera në lidhje me këtë operacion.



