Dorëhiqet qeveria ruse, Putin propozon ndryshime kushtetuese (VIDEO)

Dorëhiqet qeveria ruse, Putin propozon ndryshime kushtetuese (VIDEO)

Kryeministri rus, Dmitri Medvedev, dhe qeveria e tij kanë dhënë dorëheqjen. Lajmin e bëjnë të ditur mediat ruse.

Njoftimi erdhi menjëherë pasi Presidenti Vladimir Putin mbajti fjalimin e tij vjetor.

Duke pranuar dorëheqjen, Putini u kërkoi ministrave që të vijojnë detyrën si qeveri e përkohshme derisa të formohet një e re.

Para se të njoftonte dorëheqjen e kabinetit, Medvedev u takua me Putin.

Putin tha se ai planifikon të krijojë një pozicion të zëvendëssekretarit të Këshillit të Sigurisë së Rusisë, dhe t'ia ofrojë atë Medvedev.

Në fjalimin e tij, Putin propozoi disa ndryshime në kushtetutë. Këto ndryshime kanë të bëjnë me reformimin e qeverisë, përfshirë sugjerimin që ministrat e qeverisë të miratohen nga Duma e Shtetit. Po ashtu, sipas propozimit të Putin, detyrën e presidentit nuk mund ta mbajë për dy mandate rresht i njëjti person. Ndërkohë, do të jetë presidenti ai që do të përcaktojë përparësitë e qeverisë.

"Rusia duhet të mbetet një republikë e fortë presidenciale, kështu që presidenti duhet të ketë të drejtë të përcaktojë detyrat dhe përparësitë e qeverisë, si dhe të drejtën për të shkarkuar kryetarin e qeverisë, deputetët e tij dhe ministrat federalë në rast të shkeljeve apo moskryerjes së detyrës siç duhet", tha Putin në fjalimin e tij.

Mandati i Putinit do të përfundojë në vitin 2024. Në këto kushte, nuk janë të paktë ata që thonë se propozimet e Putinit janë në funksion të planeve të tij për të ardhmen.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy