Greqia do të shtyjë masat kufizuese deri në datë 7 dhjetor.
Kështu ka deklaruar në një konferencë për shtyp zëdhënësi i qeverisë, Stelios Petsas i cili shprehet se këto masa do të jenë të vlefshme deri në orën 06:00 të mëngjesit të dhjetorit.
Ptesas ka vënë në dukje numrin e infektimeve I cili ditën e fundit është ulur, dhe se duhen mbajtur të njëjtat ritme për të planifikuar më pas një kthim gradual në normalitet.
“Vetëm atëherë do të jemi në gjendje të planifikojmë një kthim gradual në normalitet” ka theksuar ai.
Sipas tij, këto masa janë të domosdoshme, pasi vetëm kështu mund të ruhet shëndeti i qytetarëve deri në ardhjen e vaksinës.
“Qëllimi jonë është që qytetarët grek të qëndrojnë të shëndetshëm deri në ardhjen vaksinës në pranverë të 2021 dhe të fillojë një epokë e re për ne”



