Zgjidhet misteri i vajzës së pastrehë që u gjet dy ditë më parë në Romë. Shumë njerëz shpresuan se 21-vjeçarja endacake mund të ishte njëra prej shumë vajzave të zhdukura vitet e fundit.
Në fakt, ajo është e tillë. Pork a humbur kontaktet me familjen në maj. Pas shfaqjes së rastit të saj në mediat italiane, babai e ka njohur dhe ka lajmëruar autoritetet.
Vajza quhet Embla Jauhojärvi, është suedeze dhe vuan nga çrregullime të spektrit autik. Ajo ndodhej në Romë me studime, por familja I ka humbur kontaktet me të që në maj të këtij viti.
Gjetja e saj bëri bujë në të gjitha mediat e botës, pasi dyshohej se ajo mund të ishte Madeleine McCan, e cila u zhduk në vitin 2007 në një hotel në Spanjë dhe që prej atëherë është bërë një prej njerëzve më të kërkuar në botë.



