Elon Musk, drejtuesi i kompanisë Tesla, do të dhurojë qindra respiratorë në Nju Jorku, të cilët kanë numrin më të madh të personave të infektuar me koronavirus në Shtetet e Bashkuara dhe po luftojnë me pajisje dhe shtretër. Ky lajm është bërë i ditur nga mediat amerikane.
Respiratorët, tha Musk, u blenë nga një prodhues kinez i aprovuar nga qeveria federale e SHBA.
Kryetari i bashkisë së Neë York-ut, Bill De Blasio, shprehu "mirënjohje të thellë" për dhurimin./Ansa.it/



