Dyrnjaja: Berisha paralajmëroi arrestimin e Ballës, çështje kohe kur SPAK do veprojë (VIDEO)

Dyrnjaja: Berisha paralajmëroi arrestimin e Ballës, çështje kohe kur SPAK do veprojë (VIDEO)

Për analisti Denis Dyrnjaja, kryedemokrati Sali Berisha paralajmëroi sot nga SPAK, arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm Taulant Balla.

Deklarata u bë nga studio e MCN Live, ku kërkoi që SPAK të mos e ndërpresë aktivitetin e goditjes në radhët e politikës edhe gjatë periudhës zgjedhore.

Besoj se Berisha sot paralajmëroi arrestimin e Taulant Ballës, besoj se ato që tha sot me kode janë pjesë e dosjes hetimore ndaj Ballës, mendoj se është çështje kohe nëse Prokuroria do të veprojë para zgjedhjeve ose jo.

Ish-kryetari i grupit parlamentar, ish-ministri i Brendshëm dhe sekretari politik për diasporën.

Të gjitha rrugët na çojnë dhe jo rastësisht Berisha e përmendi sot, të gjitha rrugët drejt Taulant Ballës, është çështje e vendimmarrjes së SPAK se kur do të vendosë se kur do e marrë Ballën nën hetim.

Nuk ka vetëm një çështje për Ballën. Është implikim me njërin nga personazhet e krimit në Elbasan, siç është Suel Çela, për garanci çështje zgjedhore, por edhe për kompromentimin e OFL dhe lirimin e pronave të sekuestruara për llogari të OFL.

Politikisht gjithë operacioni i OFL rezultoi si dështim se shumë pak ishin pronat e sekuestruara.

Në këtë rast një detyrë e posaçme bie mbi SPAK për të bërë verifikimin e pronave, edhe në raport me politikanë që do jenë pjesë e legjislaturës së re.

Ai kërkoi që Prokuroria e Posaçme të ndërhyjë me energji për të ndaluar pjesën e pastër nga ajo e korruptuar që ndikojnë në deformimin e votës popullore që mund të bëjnë pis edhe zgjedhjet e 11 majit, ku vetë SPAK ka dalë me strategji për të mbrojtur nga ndikimet direkte dhe indirekte, për këto metoda të paligjshme.

SPAK udhët të bënte një rezyme të personave nën hetim që kandidojnë.

Për sa kohë që nuk ndalojnë dot Metën që është në burg, por ndikojnë opinionin publik që nesër të mos thotë se kë çuam në parlament.

Nëse ka të dhëna se mbështetet nga krupe kriminale dhe para korrupsioni, njerëzit duhet ta dinë këtë gjë dhe mos të zgjidhin atë person, por të zgjedhin njerëz të tjerë.

Kemi njerëz edhe nga krahu i opozitës që duhet bërë transparencë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy