
Fshati Senkivka në Ukrainë ndodhet në pikën lidhëse kufitare midis Ukrainës, Rusisë dhe Bjellorusisë.
Dikur ishte vendi i aktiviteteve ku festohej miqësia midis tre vendeve, ndërsa tani është vija e parë e luftës dhe banorët e saj tregojnë për familjet e ndara përtej kufijve që jetojnë në frikë.
Me akses të rrallë në fshat, Yogita Limaye, korrespodente e BBC-së ka parë në vijë të parë përjetimet e një komuniteti të copëtuar nga lufta.
I ngulur në oborrin e shtëpisë së Nina Malenok është bishti i një rakete të lëshuar në orët e para të 24 shkurtit, ditën kur filloi lufta.
Dëgjova teksa goditi oborrin tim. Kudo ishte zjarr dhe tym. M’u fikën dritat. U hodha nga shtrati dhe dola me vrap nga shtëpia.
Në ditët që pasuan, e fshehur në një bodrum, ajo dëgjoi aeroplanët që fluturonin sipër, automjetet e rënda që hynin brenda Ukrainës dhe boritë që binin vazhdimisht.



